“Bëhu dhe ti pjesë e ekipit”, Xhaçka fton shqiptarët të aplikojnë: Bashkohu për misionin historik të Shqipërisë në OKB

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe 13 ditë kanë mbetur nga afati i aplikimit për të qenë pjesë e ekipit të ekspertëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila fton shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që të konkurojnë për t’u bërë pjesë e OKB.

Ministrja shprehet se zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në OKB është momenti më historik në 65 vitet e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë.

BASHKOHU PËR MISIONIN HISTORIK TË SHQIPËRISË NË OKB

Edhe 13 ditë nga afati i fundit i aplikimit, për mundësinë e të qenit pjesë e ekipit të ekspertëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Të gjithë ata e ato, shqiptarë e shqiptare, brenda ose jashtë vendit dhe sidomos në SHBA, që me shumë punë e mund kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme, i ftojmë të aplikojnë e të konkurojnë, për tu bërë pjesë e skuadrës kuqezi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022 – 2023, është momenti më historik në 65 vitet e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë”, shkruan Olta Xhaçka.

Zjarr Tv Ad