Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pasi këngëtarja e paralajmëroi se do ta padiste penalisht për dëmtim imazhi. “Çfarë patetizmi!! Dëshpërim total për vëmendje mediatike”, shkruan Kokalari.
Postimi i Kokalarit
Aman se disa ta tërheqin emrin zvarrë në disa histori koti që të ngrejnë reputacionin e tyre. Përdorin disa avokate që as nuk i paguajnë, të dërgojnë nje letër me tekst standard (cease & desist) ku të kërcënojnë me gjyq, dhe pastaj ja çojnë mediave të cilat shkruajnë
“Perplasje e bujshme publike”
Çfarë patetizmi!! Dëshpërim total për vëmëndje mediatike.
E thonë pastaj po ja prish unë reputacionin.
Të njëjtën gjë bëri dhe gjatë fushatës së Trumpit në fakt, bëri një foto me ne dhe ja çoj mediave në Shqipëri që të shkruanin ‘kjo me Evi Kokalarin pjesë e fushatës së Trumpit’. Ndërkohë s’ka qënë kurrë pjesë e fushatës.
Hajt’ mo, do ti durojmë dhe këto.