‘Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë’/ Dje shtyu gazetaren pasi ishte pa maskë, sot Rama jep intervistë pa maskë.

0
504
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, ndërkohë që pas vizitës që kreu në qendër të qytetit dha një intervistë për mediat e pranishme.

Mirëpo, kreu i qeverisë, i cili një ditë më parë shtyu nga vendi ku po jepte intervistën, gazetaren Edona Haklaj pasi nuk kishte maskë, ka bërë të njëjtën gjë.

Ai dha intervistë pa pasur maskën e vendosur. Po ashtu, gjatë prononcimit për mediat dhe ministrja Evis Kushi ishte pa maskë.

I pyetur për përplasjen e orarit me kreun e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri deklaroi se me Bashën nuk ka asgjë tjetër përveçse beteje politike, kështu që nuk kanë arsye që të mos shihen me syrin njerëzor përtej betejës politike, sipas Ramës.

Ça përballje. Pse duhet të merremi vesh për orarin. Nuk jemi armiq, nuk kemi arsye që përtej betejes politike në mjedisin shoqeror të mos shihemi si njerëz, si qytetarë. Ç’do me thënë kjo përplasje? Ça jemi këtu ne? Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që prej kohësh është kthyer në festë kombëtare. Jam këtu për t’i uruar të gjithë pa dallim bindjesh politike, besimesh apo prejardhjesh, që të kenë një festë të gëzuar dhe verë të gëzuar. Po përpiqemi që të bëjmë çmos që vera të jetë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm. Jemi duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim masiv,” tha Rama.

Zjarr Tv Ad