Bejko me demokratët e Vaqarrit: Berisha po fuqizon Metën për interesa personale

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka vijuar takimet me demokratët e Vaqarrit, në degën 15.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bejko u shpreh se beteja është me të majtën dhe jo me pjesën tjetër të PD, ku sipas tij, Sali Berisha po fuqizon Ilir Metën për interesa personale.

“Vijojmë takimet me demokratët e Vaqarrit, dega 15 në Tiranë.

Gjatë  mbledhjes,  ju thashë se: në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën. Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjesht të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia por edhe kryeministri.

Nga takimi banorët shprehën shqetësimin për problematikat që lidhen me infrastrukturën, që ju dëmton biznesin dhe jetesën e përditshme.

Unë ju premtova se çdo shqetësimin i tyre, do të përfshihet në programin e skuadrës tonë që do të publikohet këto ditë, dhe do ofrojë zgjidhje për shumë probleme të Tiranës”, shkroi Bejko në Facebook.

Zjarr Tv Ad