Bejko sulmon Berishën: Pas Enver Hoxhës, Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi…

0
454
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e Sali Berishës ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor do të jetë një turp i madh për një pjesë të Partisë Demokratike. Kështu deklaroi ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Sipas Bejkos, pas Enver Hoxhës, Sali Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi dhe se qëllimi i tij real është që të të dëgjohet, por kjo vëmendje do ta largoje edhe më shumë me Perëndimin.

Me duket se është një protestë që shpreh psiqikën e Berishë në raport me pozicionin që e ka vendosur SHBA dhe Britani e Madhe. Vendete e BE kanë mirëkuptuar vendimin që ka marrë SHBA me Berishën.

Në pamundësi për tu dëgjuar me kryetarët e shteteve, pasi nuk ka një parti politike. Berisha e njeh shumë mirë. Mos të mendoj se kryetarët e shteteve ngelën ta njohin korrupsionin e qeverisjen e Edi Ramës pasi ambasadoret nuk u raportojnë vendeve të tyre, por kjo do ishte një fabul naive nëse e beson Berisha.

Do të jetë turp i madh për atë pjesë të PD-së që do të marrë pjesë aty. Qëllimi real është që Berisha të dëgjohet. Pas Enver Hoxhës është politikani më i refuzuar nga Perëndimi. Do të tërheqë vëmendjen.

Edi Rama do ketë privilegj që të thotë se kush është Sali Berisha, që është i shpallur non grata. Do ta nxijë Sali Berishën. Jo vetëm që nuk do ta afrojë Perëndimin por do ta largojë edhe më shumë.’- tha Bejko.

Zjarr Tv Ad