Bejtja thirrje për të ndihmuar familjen e Salës: Familjet e heronjve të vërtetë kanë nevojë për bukë, jo vetëm heronj Facebooku/Ti o shtet leshi duhet ta bësh dhjetëfish këtë…

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gazetari Andi Bejtja, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në një magazinë në Tiranë, ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala, në përpjekje për të shpëtuar persona të tjerë.

Bejtja shkruan s’e më shumë se një like në Facebook, familja e Salës sot mund të ketë nevojë për ndihmë ekonomike, ku të gjithë mund të japin kontributin e tyre, që fëmija i tij të rritet në kushte të mira financiare.

Gjithashtu, Bejtja shkruan se ky i yni është “shtet leshi” dhe në një vend normal, me paisje, Arjan Sala do të ishte gjallë.

Postimi i plotë:

Arjan Sala sot me te drejte eshte heroi i shume shqiptareve, por eshte e padrejte per moralin e ketij shteti dhe kesaj shoqerie qe heronjte e saj te ngelin si gjithmone vetem heronj Facebook: po e filloj nga fundi lerini fjalet postimet po sensibilizoni njerez, biznese etj, per familjen e tij dhe femijet e vegjel qe te kene minimalisht nje te ardhme te sigurte financial, beni maksimumin.

Dhe e para, ti o shtet leshi duhet ta besh dhjetefish kete, se po te ishte punetor i nderhyrjes se shpejte, qofte dhe ne nje vend afer nesh, ku punonjesi i ka te gjitha mjetet, ndoshta Arjan Sala nuk do te kishte mundesi te ishte hero….

Mos i lini heronjt tane te jene vetem heronj Facebooku e te ushqehen vetem me “like” …..Ne Shqiperi, familjet e heronjve te vertete kane nevoje per buke……Heronjte fake, po ata kane nevoje vetem per like… kështu shkruan Bejtja.

 

Zjarr Tv Ad