Bekim Balaj nuk ndalet, shënon sërish me fanellën e Akhmat

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka shënuar sërish për Akhmat Groznin, në fazën përgatitore që skuadra ruse po zhvillon në Turqi.  Sulmuesi shkodran ka shënuar ndaj skuadrës bjelloruse të Dinamos së Minskut, në fitoren 2:0. Balaj ishte autori i golit të epërsisë në minutën e 58-të të takimit miqësor. Më pas ishte Lima që gjeti rrugën për golin e dytë. Ky ishte goli i tretë për sulmuesin 28-vjeçar, në turin e miqësoreve me skuadrën e tij. Forma e mirë që po kalon lojtari, gëzon edhe Kombëtaren që sheh te Balaj një golashënues që do ndihmojë ekipin në kualifikueset e Europianit 2020.

 

Zjarr Tv Ad