“Beleri, mish i grirë i Mitsotakis”, gazetari: U ulën tonet, diplomatëve grekë iu treguan provat me video

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe, ka treguar detaje të reja mbi situatën e Fredi Belerit dhe lidhjen me autoritetet greke.

Ai u shpreh se tashmë janë ulur disi tonet e Ministrisë së Jashtme greke, pasi ditën që zyrtarë grekë vizituan Belerin në burg, atyre iu treguan me video, provat e akuzave të ngritura ndaj Belerit.

Sipas gazetarit, Belri është përdorur nga qeveria greke, edhe për të fituar disa vota në zgjedhje.

Bibe: Beleri është bërë mish i grirë i qoftes së sërvirur në dy anët e kufirit. Është përdorur rasti i tij në mënyrën më ekstreme. Situata e Belerit u përdor edhe për të fituar vota. Thuhet se Dendiasit i janë treguar disa video prandaj edhe janë ulur tonet. Diplomatëve grekë i janë treguar informacione dhe video për akuzat e ngritura ndaj Belerit. Reagimi pas vendimit të gjykatës kundër Korrupsionit, ishte me tone më të buta dhe krah drejtësisë.

Zjarr Tv Ad