Belgjikë, nxënësit dalin në protestë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 10 mijë gjimnazistë lanë mësimin e tyre sërish në Belgjikë të enjten duke marshuar për mbrojtjen nga ndryshimet klimatike. Ata janë zotuar të vazhdojnë demonstratën çdo javë derisa udhëheqësit botërorë të reagojnë. Protesta e tyre për këtë temë nuk është e re. Ishte një 15 vjeçare, Greta Thunberg nga Suedia që nisin fillimisht protestën në gusht të vitit të kaluar. Që atëherë, mijëra studentë anembanë botës janë bashkuar me të, me greva shkollore që janë përhapur në paktën 270 qytete në vende të ndryshme të botës, nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Belgjika e deri në Japoni dhe Australi.

Thunberg i tha Guardian: “Meqë liderët tanë po sillen si fëmijë, ne do të duhet të marrim përgjegjësinë që duhej të ishte marrë kohë më parë“.

Protestat e mëparshme u zhvilluan në dhjetor, pas takimit zhgënjyes të samitit botëror të OKB-së për klimën i zhvilluar në Katovica të Polonisë.

Në samit, krerët ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së Parisit 2015 që synon të mbajë ngrohjen globale sa më afër 1.5C, por është bërë pak përparim në rritjen e angazhimeve të qeverive për të ulur emetimet. Pas samitit, grupet e shoqërisë civile kanë shpallur zemërim ndaj udhëheqësve që dështojnë në adresimin e urgjencës së ndryshimeve klimatike dhe u zotuan të rrisin protestat ndërkombëtare për të nxitur një veprim të shpejtë kundër ngrohjes globale.

 

 

Zjarr Tv Ad