Belind Këlliçi, kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka dhënë 5 premtime nëse ai do të zgjidhet në krye të kryeqytetit.
Në “Opinion”, Këlliçi ka treguar në mënyrë të përmbledhur synimet e tij nëse ai do të zgjidhet më 14 Maj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Belind Këlliçi: “5 premtimet e mia:
1.Transporti publik falas;
2.Prezantimi i sotëm që ka shkaktuar një reagim, projekti për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin Skëndërbej;
3.Arsimi, ndërtimi i shkollave dhe çerdheve;
4.Oazet e gjelbra;
5.Programi i biznesit për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e ulët dhe të mesëm”.
Kur kemi hartuar prioritetet dhe kur kemi punuar me ekipin, jemi mundur të prekim problematikat e një qytetari në Tiranë. Mbetemi i vetmi vend në Evropë që paguajmë 3 deri në 4 herë për ujin e pijshëm. Ky është një problem që prek çdo qytetar në Tiranë.