Belind Këlliçi bisedon me banorët e Laprakës për 5 prioritetet e tij që do të sjellin ndryshimin në Tiranë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë prioritetet që sjellin ndryshimin në Tiranë, u diskutuan nga Belind Këlliçi me banorët e Laprakës. Sikur të mos mjaftojë lënia në harresë, pa investime në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, shkolla e qendra shëndetësore, qindra familje aty kërcënohen edhe me humbjen e pronës.

Pas projektit të Unazës së Re, projekti i hekurudhës, është ai që rrezikon t’u shkatërrojë banesat rreth 70 banorëve. Këtë gjë konstatoi në këtë zonë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, i cili takoi banorët e Laprakës, i shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi dhe kandidati për këshillin bashkiak Bled Marku. Ky i fundit tregoi se për projektin e hekurudhës nuk ka njoftim.

“Jo, informacion zyrtar nuk ka. Por çka thuhet nga informacionet e siguruara privatisht, rrjeshti i parë, brezi i parë i godinave private, pasi pallatet i kanë mbaruar. Mund të jenë afërsisht 60-70 shtëpi”-u shpreh Bled Marku.

Jo vetëm marrja e banesave, por projekti i hekurudhës rrezikon të ndajë shumë familje nga njëra tjetra, ndaj Belind Këlliçi tha se zgjidhja për këtë do të jetë ndërtimi i një mbikalimi.

“Pjesa e mbikalimit, ne e kemi përmendur bashkë edhe herë tjetër, mbikalimi këtu është një zgjidhje perfekte për banorët, që të lidhet zona, për të bërë të mundur që të shkojnë te të afërmit, në anën tjetër. Ajo pjesë zgjidhet! Pastaj pjesa e shpronësimeve, a kane ndonjë informacion qytetarët kush preket? Për sa shtëpia bëhet fjalë?”.

Më tej, teksa pa nga afër situatën në të gjitha zonat që preken nga projektet infrastrukturore, Belind Këlliçi garantoi banorët se të gjithë do të dëmshpërblehen ose me vlerën e tregut, ose do të marrin metrat katror siç i kanë pasur më parë.

“Pa diskutim të gjithë rastet do të trajtohen një për një, siç kemi thënë tek “5 Maji”, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Do trajtohen të gjitha atyre që u preket shtëpia. Edhe ata me dokumenta edhe ata pa dokumenta do trajtohen do të gjejnë të gjithë zgjidhje.

Dhe ndërkohë që ne do t’i japim dy zgjidhje: Ose do të marrin metrat aty ku ishin në një godinë afër kur të ndërtohen godinat, sa metra kanë pasur, ose do të dëmshpërblehen me vlerë tregu, por pa i trajtuar nuk i lëmë. Por derisa të bëhet projekti, do të marrin bonus qiraje padiskutim”, tha Belind Këlliçi.

Teksa vijoi takimet dhe shtrëngoi duart me dhjetra qytetarë e banorë të Laprakës, në prani edhe të kamerave dhe gazetarëve që lajmerohen nga ekipi i tij, Belind Këlliçi denoncoi mungesën e ujit në këtë zonë.

Në një nga rrugët e kësaj lagje, gjatë ecjes, ishte një autobot, ku qytetarët mbushnin ujë për të pirë, pasi në Laprakë ujë nuk ka.

“Ja uji i Erion Velisë, UKT-ja e Laprakës. Ja uji i pijshëm që vjen, ja po mos të jetë ky furgon, po mos të jetë ky ujë, s’kanë ujë banorët. Marrin ujë, vetëm kaq shiheni realitetin. Ftojeni pyeteni Erion Velinë, merreni njeherë e di ai këtë situatë? Ai që thotë ka 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë”-tha Belind Këlliçi.

Zjarr Tv Ad