Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar në emër të PD-së në lidhje me aksionin e sotëm të SPAK, ku u lëshuan disa urdhërarreste.
Belind Këlliçi:
Sot ka ndodhur pikërisht ajo që PD ka paralajmëruar pak muaj më parë, shoën e radhës me peshqit e vegjël. I bëj thirrje Edi Ramës dhe PS, që ti hapin rrugën mbledhjes së Këshillit të mandateve, pa asnjë mëdyshje prangat duhet të tunden për Ëngjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dhe mbi të gjitha Edi Ramës.
Dua të përgëzoj bashkëpunimin që kemi pasur edhe me LSI që ka bërë publike dhjetra dokumente autentike, dhe çdo bashkëpunim që kemi pasur me opozitarë të tjerë. Ata që janë arrestuar janë shërbëtorë, personi më përgjegjës për vjedhjen është në Tiranë, është Erion Veliaj, i ka hapur rrugë për të fituar 128 milionë euro një kompanie që ishte krijuar vetëm 24 orë para tenderit.