Belind Këlliçi i bindur: Non Grata e Berishës do hiqet pa diskutim, presim lajme nga republikanët!

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në studion e News 24 ka qenë i ftuar drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili përveç protestës së opozitës me 8 shkurt ka diskutuar edhe për heqjen e non-gratës së kreut të PD Sali Berishës.

Ai e cilëson tashmë fakt të kryer heqjen e nongratës dhe pse ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare apo deklaratë ku të bazohet.

Ai tha vetëm se po pret lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA, ndërsa theksoi se administrata e re do të heqë ‘non-gratën’ e kreut të PD “pa diskutim”.

“Ne aktualisht po presim shumë lajme të mira nga Partia Republikane në SHBA për heqjen e non-gratës së kreut të PD. Opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojmë bindshëm në zgjedhjet parlamentare në 11 maj” përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad