Belind Këlliçi jep shifrën e saktë: Ja sa do të kushtojë qiraja e stadiumit për Kuvendin e 11 Dhjetorit, do tregojmë se kush e ka paguar

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i rreshtuar në krahun e Sali Berishës, ka dhënë detaje në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së në 11 Dhjetor.

Ai tha se qiraja e stadiumit “Air Albania” ku do të mbahet Kuvendi është 10 milionë lekë të vjetra, teksa shtoi se do të bëhet transparente se cili e ka paguar atë qira.

Ora 10:00 në ‘Air Albania’ presim të nisë. Deri sot që flasim, do të ketë tribunë tek 8 mijë vende. Siç është bërë në Pallat të Kongreseve do të jetë në stadium. Minimalisht 4-5 orë, për hir të transparencës do të jetë i hapur. Qiranë është një milionë lekë të reja, di që do të bëhet transparente se nga kush është paguar. Kushton shumë më pak se sa ledwall që është vënë sot në ‘Art Turbina’. Nuk ka marshim“, tha Këlliçi në “Open”.

Zjarr Tv Ad