Belind Këlliçi: Qeveria shantazhoi SPAK, nga frika e aferës së inceneratorëve. PD po ecën në rrugën e drejtë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për shantazhin e Ramës ndaj SPAK dhe riorganizimin e PD-së. Këlliçi ka theksuar se ringritja e PD-së është në rrugën e drejtë pasi ka mbaruar kultura e emërimeve nga qendra dhe se vota është mekanizmi bashkues. Këlliçi ka sulmuar edhe Lulzim Bashën si i vetmi që po i fryn zjarrit të përçarjes mes demokratëve.

Deputeti i PD-së ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të Ramës në kongresin e PS-së, duke quajtur kongresi i frikës, panikut, urrejtjes, anti-SPAK dhe i inceneratorëve.

Sipas Këlliçit, Ramës po i ngushtohet laku pasi është i vetmi kryeministër në botë që ka në burg ish-ministrat dhe deputetët e tij dhe ai vetë deklaron se nuk ka pasur dijeni.Kongresi i djeshëm ka qënë i frikës, panikut, urrejtjes, anti-SPAK dhe i inceneratorëve.

Inceneratorët e kanë detyruar Ramën të flasi me atë gjuhë para shqiptarëve, duke intimiduar SPAK dhe institucionet e drejtësisë, ku dukshëm i konsideron një organizatë të PS-së për shkak se laku po i ngushtohet. Bie dakord që kuçedra e korrupsionit duhet të goditet në kokë por në kokën e Ramës. Rama është i vetmi kryeministër që bashkëpunëtorët e tij më të sukseshëm dhe të ngushtë i ka në burg. Ish-ministrin ‘kampion’ Saimir Tahiri është në burg për trafik droge, ministrin Lefter Kokën e ka në burg për aferën e inceneratorëve, deputetin Alqi Bllako e ka në burg për inceneratorët. Rama për herë të parë në historinë e politikës shqiptare na detyroi të kemi një ligj për dekriminalizimin për shkak se futi në parlament dhe bashki llumin e shoqërisë shqiptare.

Zjarr Tv Ad