Belind Këlliçi: Unaza e florinjtë/ Në xhepat e kujt do të shkojnë milionat?!

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 20 milionë euro, do të shkojnë vetëm për një kilometër rrugë tek Unaza e re e Tiranës, një shifër që është konsideruar si vjedhje e pastër qeveritare nga deputeti i PD, Belind Këlliçi. Belind Këlliçi, e ka emërtuar me ironi “Unaza e florinjtë”, projektin e shumëdiskutueshëm dhe për të cilin u protestua mbi dy vjet, duke ngritur me shqetësim pyetjen: Në xhepat e kujt do të shkojnë milionat eurot e kësaj rruge?!

“Përsëri po përpiqen të vjedhin paratë nga taksat tona, me të njëjtën mënyrë si tek afera korruptive e Unazës së Re – shkroi deputeti në Fb. – Për shtatë lote në Tiranë do të hapet gara tenderuese, ndërkohë që tre prej tyre përfshijnë ndërtimin e segmentit nga sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri dhe urat mbi lumë, me një kosto prej 62.5 milionë euro. Mirëpo, gjatësia e gjithë segmentit është 3 km. Pra më shumë se 20 milionë euro do të shkojnë vetëm për 1 km.

Në xhepat e kujt do të shkojnë këto miliona euro? I bëj thirrje institucioneve kontrollore dhe atyre të drejtësisë të bëjnë hetimet e tyre mbi këtë aferë marramendëse. Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund! Shpërdorimi i parave të taksapaguesve shqiptarë duhet të dënohet dhe hajdutët të marrin dënimin e merituar!” përfundon Këlliçi.

Zjarr Tv Ad