Belinda Balluku dështon të bindë 65 kontrollorët, pezullohet mbledhja…

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, nuk ka arritur dot të bindë 65 kontrollorët e aeroportit të Rinasit. Nuk ka pasur marrëveshje mes Ballukut dhe kontrollorëve, teksa mbledhja është pezulluar.

Një nga kontrollorët thotë se Balluku, ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka pasur edhe qeveria në tetë vitet e fundit.

“E ka personale. Pezullimi i punës do të vijojë. Kam plotësuar skemat e kompetencës, formularin, kur unë nuk e plotësoj dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milion lekë. Dorëzova deklaratën.

Zgjidhja e kontratës së punës, duhet të paraqitem për këtë zgjidhje dhe nëse unë kam pretendime, pata diskutim vetë, nuk e quaj shkarkim tha, por mund të ulem më mbrapa. Kemi kërkuar ta heqë këtë pikë.’’– tha një kontrollore tjetër.

Nga dje kontrollorët e AlbControl, kanë disa kërkesa, një prej të cilave kthimi i kolegëve në punë që pretendohet se janë hequr nga puna. Sot mbledhja dështoi, dhe kontrollorët paralajmërojnë se pezullimi i punës nga ata do të vijojë.

Zjarr Tv Ad