Belinda Balluku dhe Yuri Kim: Të kënaqura që jemi në Veri për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës…

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ndodhen në zonën  ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit. Në fjalën  e saj, Balluku u shpreh se Shqipëria po mundohet të rrisë kapacitetin, duke e kthyer vendin në një fuqi eksportuese të energjisë elektrike. Ndër të tjera, ajo u shpreh se ky projekt është i rëndësishëm dhe me impakt shumë të madh.

“Ne kërkojmë të arrijmë disa parametra me energjinë elektronike. Sot shikojmë që energjia po shitet me diferencë shumë të mëdha, duke treguar se kanë ndryshime të mëdha në një vit dhe mungesë të energjisë elektrike. Shqipëria po mundohet të rrisë kapacitet vendase dhe duke e kthyer vendin në një vend eksportues.

Duhet thënë se është një projekt i rëndësishëm me impakt. Një zonë që do marrë gjithë zhvillimin e infrastrukturës. Me këtë përfundmi do filloj një epok e re. Ne pamë që vetëm sot për të nisur një proces janë krijuar rrugë aksesi dhe të mirëpritura nga komuniteti. Kjo do të jetë një nga veperat më të mëdha që është krijuar në Republikën e Shqipërisë” tha Balluku. Në lidhje me projektin foli edhe ambasadorja Kim. Ajo u shpreh se tre prioritetet e saj kur erdhi në Shqipëri ishin demokracia, mbrojtja dhe biznesi. “Kur mbërrita në Shqipëri, unë e bëra shumë të qartë që kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Mbrëmë kemi festuar 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Sikurse jeni në dijeni, ne kemi bërë përparim. Sa i përket mbrojtjes, Shqipëria pati mundësi të mikpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. Gjithashtu jeni në dijeni, në frontin e demokracisë ne kemi bërë përparim siç është për shembull gjithë mbështetja për reformën në drejtësi, dhe për sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht çdo pengese.

Sikurse më keni dëgjuar unë jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë dhe është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu në Kukës së bashku me një nga kompanitë më të mëdha dhe më të shkëlqyera amerikane. Jemi vërtetë të kënaqur që ndodhemi këtu në fazat e hershme të këtij projekti dhe presim me kënaqësi se çfarë do të ndodhë më tej”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Zjarr Tv Ad