Belinda Balluku flet për situatën në vend: Ngrica të tilla s’ka pasur më parë, nuk kemi asnjë aks të bllokuar…

0
386
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Belinda Balluku, ka folur nga foltorja e Kuvendit se akset rrugore në vend janë të hapura.

Balluku tha se Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të ftohtit, ku mbi 1 mijë punonjës në të gjithë territorin, janë kujdesur për të kaluar sa më parë këtë situatë. Ministrja u ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë rregullat në akset ku kërkohet kujdes.

 Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të ftohtit. Kemi parë ngrica dhe borë në Durrës, Lushnjë, Fier, siç nuk ka ndodhur asnjëherë. Shteti ka reaguar menjëherë. Në disa akse, nuk hapej dera e makinës nga i ftohti. Sot që flasim nuk kemi asnjë aks të bllokuar. U zhbllokua edhe dogana në Qafë ThanëKemi pasur mbi 1 mijë punonjës në të gjithë territorin të cilët janë kujdesur për të kaluar sa më parë këtë situatë të motit ekstrem. Duhet të them që gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar, por ama duhet vlerësuar mënyra se si përballemi me vështirësitë. Nuk kemi frikë as punën dhe as sfidat. Nuk na ka mposhtur as tërmeti, as pandemia edhe as  një stuhi bore, por ajo që shqetëson shumë është një histeri kolektive e cila nuk ndihmon as ne për të bërë punën dhe as qytetarët që dezinformohen dhe keqinformohen dhe kjo është diçka që nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Akset janë të hapura. Të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Kemi bërë maksimumin dhe do vazhdojmë të bëjmë. Çfarë është e rëndësishme për qytetarët është që të kuptojnë që në këto momente të respektojnë respektimin e rregullave. Në akset ku kërkohet kujdes duhen plotësuar këto kushte për të ruajtur sigurinë rrugore për të ruajtur jetën e secilit prej nesh. Do të kërkoja që të shikohet me pozitivitet gjithë kjo situatë, të tregohet mirëkuptim dhe minimalisht respekt për punën që kanë bërë qindra mijëra burra e gra gjatë këtyre tre ditëve”, është shprehur Balluku.

Zjarr Tv Ad