Belinda Balluku: Me hapjen e tuneleve s’do ketë më trafik, por ky mision është i pamundur, drejtuesit e mjeteve ngecin me orë të gjata në trafik…

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është realizuar hapja e një segmenti që lidh rrugën e Durrësit me hyrjen e Tiranës, por gjithsesi lëvizja nga hyrja për në qendër të Tiranës, apo dalja nga qyteti duket një mision i pamundur për drejtuesit e automjeteve.

Hapja e tuneleve, u konsiderua si sukses nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ARRSH, por duket se orët e stresit për drejtuesit e automjeteve, vazhdojnë teksa kalojnë orë të tëra në trafik.

Duke qenë se punimet vazhdojnë edhe pas hapjes së tuneleve, kjo bën që të krijohen rradhë të gjata herë pas here si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Tiranës.

Në fillim të pranverës, ishte parashikuar përfundimi i një pjese të rëndësishme të projektit të Unazës së Re, që do të shërbente për eliminimin e trafikut në hyrje të Tiranës, por akoma nuk mund të thuhet se është përfunduar një pjesë e rëndësishme e projektit, duke u shkaktuar vonesa dhe shpenzime të mëdha drejtuesve të automjeteve.

Zjarr Tv Ad