Belinda Balluku: Miratuam ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike në Korçë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Minitrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë.

Ajo tha se janë miratuar ndërtimet e dy parqeve fotovoltaike në Korçë, ku secili do të prodhojë nga 20 megavator. Sipas Ballukut 2% e prodhimit të energjisë në këto parqe do t’i kalojë shtetit.

“Kemi miratuar dy parqe fotovoltaike në Korçë . Me 20 megavator. Investim totalisht privat  total 40 megavator. Është një investim nga entitetet vendase, por është një situatë të vështirë energjetike. Iniciativa të tilla mbështeten, për ndërtimin dhe procedurat burokratike. Shteti shqiptar përfiton se 2% e produktit i jepet shteti në formë pagese.

Është një projekt tjetër. Për prodhimin e hidrokarbureve në Frakull dhe Polvelsh. Në fund të jetës së tyre kalon tek entiteti i privatëve. Në këto dy burime do investohen 500 mijë dollar për secilin vend burim”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad