Ditën e sotme, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e ndërtimit të urës së Tapizës.
Balluku e shoqëruar nga drejtori i ARRSH kanë inspektuar nga afër punën për ndërtimin e një bypass-i provizor i cili do të shpërbejë për qarkullimin e automjeteve gjatë kohës që do të realizohen punimet.
“Nga çfarë shikoj unë është njëlloj sa gjerësia e karrexhadës dhe të gjithë drejtuesit nuk do të kenë asnjë problem me kalimin. Këtu jemi për të treguar se si do të devijohet lëvizja e makinave pa sjellë asnjë problem për kalimin në drejtim të Tiranës”, ka thënë Balluku.
Ndër të tjera ministrja ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që për shkak të kushteve të motit të bëjnë kujdes në qarkullim