Belinda Balluku: Në Nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës…

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve, por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve, duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.

Lajmi u dha nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë mbledhjes Speciale të 70-të e Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), ku morën pjesë  44 shteteve anëtare dhe disa organizatave të rëndësishme.

Teksa foli për vështirësitë që pandemia solli në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe atë të aviacionit civil, Balluku u shpreh e lumtur që gjatë këtij viti u hap aeroporti i Kukësit që do të shërbejë për të gjithë shqiptarë në pjesën verior duke përfshirë edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut. Po gjatë këtij viti u shpall dhe fituesi i ndërtimit të aeroporti ndërkombëtar të Vlorës që ishte një konsorcium kompanish.

“Pavarësisht  pandemisë ne hapën aeroportin e Kukësit që dot vijon me operime të plota. Ai aeroport u ndërtua si koncept i një aeroporti rajonal që ofron shërbime për shqiptarët  si në Kosovë dhe në Maqedoni. Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet cargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve, Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri, Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad