Belinda Balluku përçan kontrollorët dhe reagon krenare: Pengmarrja dështoi…

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aeroporti i Rinasit ka filluar sërish fluturimet, pas bllokimit që shkaktoi pezullimi i punës së 60 kontrollorëve të trafikut ajror, që janë punonjës të Albcontroll.

Ky lajm, konfirmohet nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila bën të ditur se pjesa më e madhe e punonjësve të Albcontroll, janë kthyer në detyrë, dhe puna po vazhdon në normalitet.

E relaksuar pas përplasjes së kontrollorëve, që sigurisht mund të jetë shoqëruar me premtime pagesash të majme, Balluku shkruan se plani i pengmarrjes dështoi.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku në postimin e saj në rrjetet sociale.

 

 

 

Zjarr Tv Ad