Belinda Balluku shpjegon pse nuk e preku pistën avioni i provës në Kukës…

0
868
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, reagimet e shumta rreth uljes provë në aeroportin e Kukësit dhe akuzat se avioni nuk e ka prekur pistën, i konsideron si propagandë politike nga PD. Balluku është shprehur se; aeroporti i Kukësit tashmë është një fakt.

“Nëse PD ka marrë këtë lloj roli që të gjykojë nëse avioni duhet të ulet apo mos të ulet, po e njoftoj edhe PD-në edhe të gjithë ata që paskan ekspertizë në aviacion e nuk qenkemi në dijeni që është bërë test fluturimi për procedurën e ulje-ngritjeve dhe testi i fluturimit për ulje-ngritje nuk domethënë të prekë pistën. Domethënë procedura  është se nga cili krah i pistës do të ulet, ku janë rrymat e ajrit, se si do të ndodhë ulja dhe me cilën qendër do të jetë në kontakt dhe çështja të tjera teknike. Kjo është çështje shumë teknike, por të gjithë janë të lirë të thonë çfarë të duan. Kjo procedurë ka qenë e suksseshme,” kështu është shprehur Balluku gjatë një interviste.

Gjithashtu, ajo tha s’e aeroporti është në përfundim të ndërtimit dhe për pak ditë, do të nisë faza e certifikimit dhe do të ketë një fluturim gjatë muajit Prill.

Zjarr Tv Ad