Belinda Balluku: Tregtarët e karburanteve për momentin nuk kanë fitim fare, po mundohemi të parashikojmë edhe për të ardhmen

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

A ka keqpërdorim me naftën? Instrumenti që ne sot përdorim me Bordin, është vendosja e tavanit për marzhin e fitimit. Ne i kemi vënë një tavan marzh të fitimit, të cilin për më tepër e kemi marrë bruto. Kur marzhin e fitimit e merr bruto, detyrimisht aty brenda janë kostot operative. Në një moment në treg, kur fillon dhe shikon që po rritet produkti që ti tregton, ka edhe një pasiguri që i krijohet tregtarit.

Kështu, ai aplikon marzhe më të larta fitimi, që të mbrohet në momentin e ekspozimit. Sot që flasim, ata nuk fitojnë për momentin. Po mundohemi të parashikojmë edhe për të ardhmen. Pritet që të vijnë sasi të tjera nafte, me koston e bursës, njoftoi Balluku.

Duket e habitshme se si kjo Ministre mbron palën që shet dhe jo palën që blen (popullin).

Kompanitë janë 3-4, populli ka 2,8 milionë banorë.

Zjarr Tv Ad