Belinda Balluku zbulon cila kompani do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës…

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një ceremoni që po mbahet në ambientet e kryeministrisë, Edi Rama dhe Belinda Balluku, kanë zbuluar kompaninë e cila do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, që sipas ministres do të jetë dhe shtëpia e re e “Air Albania”.

Në fund të garës Balluku zbuloi se Aeroporti i Vlorës, do të ndërtohet nga një bashkim kompanish me qendër në Zvicër dhe do të ketë një kosto prej 103 milionë eurosh. Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), është bashkimi i kompanive që do bëjnë të mundur realizimin e aeroportit.

“Rruga jonë tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës. Tani vjen ai i Saarandës që do të plotësojë kurorën, nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe tani Saranda. Kemi nisur nga puna dhe për Korçën, duke qenë se potenciali turistik aty është mjaft i madh.

Do doja të falenderoja anëtarët e Komisionit. Kanë bërë një punë për t’u vlerësuar.
Për ditë e netë të tëra, duke kaluar çdo dokument nëpër duar. Keni bërë një punë të shkëlqyer, mendoj se është një moment historik.

Duhet të jeni pjesë e këtij momenti. Tani është momenti konkret se kush është fituesi.n Kemi pasur dy garues. Njëra nga ofertat është ALDE Coorporation, që nuk ka përmbushur asnjë kriter. Nuk ka pasur as eksperiencën, as kushtet financiare Kompania tjetër dhe fituese është e regjistruar në Zvicër, e cila ka ndëtuar më herët 6 aeroporte”, kështu është shprehur Belinda Balluku.

Zjarr Tv Ad