Bello e Velaj akuza të rënda ndaj Dritan Lelit/ Planifikohet shkarkimi i tij…

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dritan Leli dhe Partia Socialiste i kanë ndarë rrugët, aq sa po planifikohet edhe shkarkimi i tij nga posti i kryebashkiakut të Vlorës. Refuzimi i tij për të kandiduar për deputet në qarkun e Vlorës, ka bërë që të gjithë socialistët të nisin akuzat kundër tij, shkruan newsbomb.al. Pak ditë më pare, ishte Këshilli Bashkiak i Vlorës, që kërkoi një mbledhje të jashtëzakonshme me praninë e Kryeministrit Rama, pasi sipas tyre kryebashkiaku Leli, nuk po punontë në vigjilje të sezonit turistik. Ndërkohë deputetja e PS-së, Vilma Bello, në një postim të gjatë në rrjetet sociale ka akuzuar ashpër kryebashkiakun e Vlorës, duke thënë se qyteti po e pëson nga keqadministrimi i kryebashkiakut.

Postimi i Vilma Bellos:

“Dinjiteti i munguar
Në historinë e Shqipërisë keqkuptimet groteske ku cinizmi është shitur për dinjitet, mendja e mbyllur është tregtuar për forcë karakteri dhe ku meskiniteti është valëvitur tribunave si shembull që ndiqet e adhurohet, nuk janë të rralla. Nganjëherë janë rrethanat që vendosin. Ndodh që etja për ndryshim e zhvillim, nevoja e madhe e përparimit në një vend ku, siç na e tregon Konica, kanë gëluar levantinët, njerëzit-robotë e ekspertët që u turren si shushunja burimeve të shtetit e popullojnë zhurmshëm zyrat në emër të popullit (!), t’u japë mundësi mosmarrëveshjeve të këtilla. Kanë ndodhur e do të ndodhin. Ama, pikërisht, nevoja jetike për shërbime e përfaqësim ua nxjerr shpejt kallajin llojeve të mësipërme, ndërsa dëmi që bëjnë pa ndjerë e nën poteren e hijes së tyre groteske, është i madh. Sot, kur Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë merituar plotësisht një mandat historik, që do t’ia kthejnë shoqërisë shqiptare si mundësi zhvillimi të pakrahasueshme me asnjë nga proceset e derisotme, kjo dukuri kulturore dhe politike levantinësh, robotësh e njerëzish-ekspertë kërcet, bën zhurmë në pakuptimësinë e saj.

Opozita në njërën anë, me kalvarin e saj të identitetit, është plot e përplot me kësisoj kategorish. E dhimbshme, për fat të keq për ne socialistët, në anën tjetër, është kur rast shembullor bëhet njëri prej nesh, kryetari i bashkisë Vlorë. Po njësoj e mendoj që për shumë syresh është njësoj sa i dhimbshëm, aq edhe i panevojshëm ky reagim. E do u jepja të drejtë plotësisht nëse do t’i kisha ndjekur vetëm këto kohë ditët e qytetit tonë, madje, edhe më shumë të drejtë, nëse do mbetesha lidhur pas një parimi që e besoj fort sa edhe mjaft socialistë: nuk është as e lehtë, as fort e dobishme t’i “biesh me gurë shtëpisë sate”. Por jo, nuk lidhet thjesht e vetëm me këtë; është më shumë se kaq. Gjykoj që nuk mund të flasim thjesht për “punët e përditshme” të shtëpisë sonë-këtij qyteti, punë të cilat ishin po aty e, madje ca më shumë, edhe më parë. E kam të vështirë ta shoh qytetin sot thjesht si ngjarje të së tashmes – nuk e kam parë kështu asnjë kohë; është e mbartur nga e ca kohëve më parë kur kushdo e kujton mirë (vlonjatët edhe më mirë) pakënaqësinë e vazhdueshme për moskryerjen e punëve në qytet, punë që sot po nxitohet të bëhen plot, me një ngut jo të natyrshëm për kujtesën tonë këto 6 vite.

Nuk kam parasysh thjesht metodologjinë e administrimit të punëve të qytetit, as pikëpamjet e panjohura të kryetarit të bashkisë (që, me durim, e kemi pritur t’i shqiptojë), as të qenit i padukshëm në mes të shndërrimit kolosal urban që ka pësuar e po pëson Vlora. Siç e thashë, është çështje rrethanash dhe disa njerëz kanë limitet e tyre, sidomos kur shtrëngohen t’u përgjigjen disa ritmeve në vetvete të jashtëzakonshme të punës e të jetës. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo. E kam me pakuptimësinë që e rrethon. Kulturalisht e politikisht ai nuk e përligj më besimin që i është dhënë. I ka hyrë një sfide që nuk ka asnjë fije lidhje me dinjitetin, dmth të qëndrojë medoemos aty ku jo thjesht nuk mund të japë më, por, pikërisht për këtë shkak, të shtiret e duke u rropatur, pa më asnjë dobi për Vlorën. Dikush mund të thotë se “pakuptimësia” nuk është argument, se kjo mbetet çështje e vendimmarrjes së tij etj., etj. Ashtu qoftë!

Por, pikërisht për këtë, për cinizmin e një njeriu që nuk e çmon mirënjohjen si veti morale dhe as e ushtron përgjegjësinë politike si detyrim, “pakuptimësia” bëhet argument! E përsëris, rrethanat, sa ç’mund të jenë fatlume kur i ke këllqet, aq edhe mund të të zbulojnë si levantin, robot e ekspert, në kuptimin e Konicës. Në sinkron me Bellon, është edhe ish-deputeti Fate Velaj, i cili në komentin e tij në shkrimin e deputetes Bello, thotë se Dritan Leli është një njeri pa forma dhe dinjitet politik, që do të ikë ashtu siç erdhi. Sipas tij, Leli është një person që pas çdo buzëqeshje fshihte urrejtje, ndërsa e cilëson si një kaçak që e mban thkiën mes dhëmbëve dhe ëkrkon të gjakosë këdo që mendon se është gjahu i tij.

Komenti i Fate Velaj:
Të them se me pëlqeu kjo analiza jote Vilma, është pak. Por, ti mund te trokasësh tek dera e atij që nuk dëgjon dhe pret dhe shpreson se një ditë, ai edhe mund të dëgjoj dhe e hap portën por, mos trokit tek dera e atij që qëllimisht nuk do të dëgjoj sepse ai aty është, pas derës dhe nuk e hap. Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet siç erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki. Ishte personi që pas buzëqeshjes, e dukshme jo e sinqertë, fshihte një urrejtje për çdokënd. Ishte personi që erdhi me qëllim të caktuar si kaçaku që thik e mbanë mes dhëmbëve dhe kërkoi të gjakos këdo që mendon se është gjahu i tij por, siç e shkruan dhe ti, fatkeqësisht, ishte qyteti i Vlorës me të cilin atë nuk e ka lidhur kurrë asgjë, gjahu i tij. Ai, me anën e një të kuqe nga e zeza që i shfaqej nëper fytyrë, gënjeu çdokënd me idenë se skuqej nga dinjiteti por askush nuk e merrte me mend se ajo nuk ishte e kuqe purpouri por një vishnje intai nga dëshira për hakmarrje. Ai është personi që dhe ora e qyteti që gjoja e rregulloi sa hyri në bashki me idenë se me ardhjen e tij qyteti do punonte si ore zvicerane, nuk ju bind dhe i tha “nuk shkoj unë dhe qyteti sipas orës tende, o mavri”. Ishte ai që nuk krijoj kurrë administratë apo raporte me grupet e interesit në qytet. Ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj. Por, ishte personi me apolitik që nuk u be kurrë pjesë e PS dhe e shihte atë vetëm si një instrument për të përmbushur shpellën e tij të errët. Por, kur PS i tha se figura e tij po sillte pengesën me të madhe që asaj i kishte dalë në rrugën drejt 25 Prillit, ai, mendoi për “Bejte” “Vjersha” “Këngë” e “Legjenda” për veten e tij. Dritan Leli ka menduar vetëm për bustet e tij imagjinare të vendosura nëpër qytet. Ishte personi që edhe kur dilte ndonjë ditë nëpër rrugë, kërkonte vetëm vende ku mund të vendoste bustin e tij. Ka imagjinuar antologji e botime për bejtet që imagjinon se do i shkruhen. Por, historia është e urte dhe e duruar. E qetë dhe e qartë dhe do vij dita qe Vlora, do çlirohet dhe nga ky tartakut. Vlora do ja fshijë emrin nga kujtesa kolektive këtij katrani me pak nuanca vishnje. Flm Vilma

 

Zjarr Tv Ad