‘Belshi është Toskana e Shqipërisë’, Balla: Vetëm në 5 vitet e fundit qeveria e Ramës ‘i vuri vulën’ me investimet në këtë zone

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim sot me banorët e Grekanit në zonën e Belshit.

 

Balla u shpreh se bashkia Belsh është një bashki ku qeveria e Edi Ramës ka vënë vulën me investimet e kryera.

 

Gjatë fjalës së tij deputeti socialist tha se zona e Belshit prej 5 vitesh ka qenë në vëmendje të qeverisë, madje ai e ka krahasuar zonën turistike të Belshit me atë të Toskanës në Itali.

 

“Prej vitit 2013 ne erdhëm në qeverisje, por me ato kryetarët e PD ishte e vështirë të punoje. Në ka një bashki në Shqipëri ku PS dhe Edi Rama kanë vënë vulën e tyre të punës dhe të transformimit është Bashkia Belsh. Bie tërësisht dakort me atë që thotë kryeministri: Ne na duhet mandati i ri për t’i çuar përpara të gjitha punët që kanë nisur.

 

Jam shumë i sigurt që nuk kam lënë asnjë punë publike në 2-3 vitet e fundit që të ketë nisur në Belsh dhe të mos kem ardhur 4-5 herë për ta parë nga afër. Sepse unë besoj që një ndër problemet që ka sot Shqipëria është cilësia e punimeve. Ne investojmë, por duhet të garantojmë që çdo qindarkë të shkojë tek rruga, uji i pijshëm, kanalizimet e ujërave të zeza etj. Belshi është Toskana e Shqipërisë dhe që ne të krijojmë të ardhura duhet të krijojmë kapacitete. Bujqësia mbetet prioriteti ynë”, tha deputeti Balla.

Zjarr Tv Ad