Ben Blushi fyen me gjuhë ordinere/ Qytetarët nuk ia lënë mangut: Mos ke ngatërruar gomarin?

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ben Blushi, ortaku i pronarëve të inceneratorëve, pasi e përzunë me shkelma nga politika, u bë drejtor mediash. Por, pasi “dështoi me sukses” edhe aty, tani është rikthyer në rolin e “opinionistit”.

Së fundi në disa postime në rrjetet sociale, ai ka bërë disa komente në lidhje me luftën në Ukrainë, e të tjera si këto, ku Blushi tenton të  bëjë rolin e atij që jep mend, për çfarë ndodh në botë. Por, një ditë më parë, Blushi nëpërmjet një tjetër postimi, ka treguar para shqiptarëve luksin e tij.

Blushi ka publikuar një foto, ku shfaqet nën shoqërinë e “mercenarit mediatik” Baton Haxhiu, në një makinë të tipit “Cabriole”, ku shkruan “Cuba Libre”.

Por të shumtë janë qytetarët që e “kanë masakruar” me komente, duke i kujtuar atij mënyrën se si përfitoi dhe u pasurua gjatë këtyre viteve. Por, pasi shqiptarët i kujtuan sesi është pasuruar, Blushi ka nxjerrë dhe “fytyrën” e tij, duke iu drejtuar qytetarëve me gjuhë ordinere. Ai i quan ata gomerë, dhe tenton të justifikohet duke thënë se fotoja është bërë në vitin 2019.

“Për ju gomerë

Të dashur gomerë

Kjo foto eshte bere ne vitin 2019 ne Havana, ç’ka duket edhe nga fytyra ime ne ate kohe pa mjeker.

E postova sot, jo vetem sepse mu kujtua qe ne ate qytet ku shiten me shume puro se kudo, kam lene cigaren, por dhe per tju peshkuar te gjithe ju o gomere te dashur qe shkruani, “Ukraina po digjet ti shkon ne Kube” , ose “ketu ka protesta ti hipen ne makine”.

Dy gjera duhet tju them.

E para, ky vend ka patur shume gjera me pakice pervec budallenjve.

Dhe e dyta, tani qe flas jam ne Tirane.

Naten gomere te deshperuar.”-shkruan Blushi.

Ndërsa në një koment tjetër shkruan “Të nderuar gomerë

Të më falin ata qe s’janë gomerë”.

Por, pas gjuhës ordinere me të cilën iu drejtuar shqiptarëve, Blushi është “masakruar” nga komentuesit, të cilët i kujtojnë se është pasuruar në kurriz të këtyre “gomerëve”.

“Z. Ben Blushi dhe te mendosh qe prej ktyre gomereve te eshte dhene mundesia te shkosh ne kube me batonin dhe shoket e tij. Gomari eshte kafshe me vlera, pranon zgjedhën dhe zbezan.

Keshille: duaji gomeret e vendit tend, pa ata do ishe asgjekund”-i përgjigjet një qytetar.

Zjarr Tv Ad