Ben Blushi kapet me ‘presh në dorë’ – këmbanë alarmi për SPAK

0
1763
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të dala prej saj, janë trumbetuar fort në media, qoftë nga klasa politike por sidomos nga ambasadorët e huaj në vendin tonë, si një shpresë që shqiptarët më në fund të gjejnë drejtësinë e munguar.

Një ndër institucionet kryesore të dala nga Reforma në Drejtësi është SPAK, Prokurosia e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oraganizuar, për të cilën pritshmëritë e qytetarëve janë të mëdha, që të ketë një aksion të vërtetë për “drejtësinë”.

Pra, të hetohet korrupsioni, krimi i politikës, zyrtarëve të lartë, por edhe krimi i organizuar.

Por, pyetja jonë drejtuar SPAK është pse nuk hetohet Ben Blushi?

Ben Blushi është një ish-politikan, sot drejtor i një televizini kombëtar. Ai është paguar për vite me radhë nga taksat e shqiptarëve në poste publike, dhe pasuria e tij e vënë gjatë këtyre viteve, sigurisht që i plotëson të gjitha kriteret për tu marrë nën hetim nga SPAK.

CNA.al ka raportuar në lidhje me pasurinë marramendesë të drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, i cili edhe me ardhjen e Rilindjes në pushtet duket se vetëm ka shtuar pasurinë e tij.

Një personazh i ardhur nga bota e medias, dhe përfunduar në politikë, që në një periudhë të shkurtër, gati një mandat i plotë i Rilindjes, mundi të shtojë pasurinë e tij me një vlerë tregu, prej të paktën 750 mijë eurosh.

CNA.al ka treguar me dokumente ku kemi provuar se një pronë me një vlerë 10 herë më të lartë është deklaruar për vetëm 30 mijë euro dhe kjo pronë është blerë në Korçë, në qendër të qytetit.

Është një pronë e deklaruar për vetëm 30 mijë euro, kur vlera e saj është gati 10-fish dhe këtë nuk e kemi provuar me ekspertë, por e kemi provuar me një transaksion në objektin ngjitur, apo karshi, e cila është në pronësi të ish-vjehrrit të ndjerë të zotit Ben Blushi.

E cila është në një vlerë shumë herë më të lartë dhe kjo pronë në aktin e shitjes ka edhe një firmë false.

Por, përtej kësaj, ka edhe një tjetër detaj. CNA.al ka raportuar në lidhje me ortakërinë e Ben Blushit, me pronarët e inceneratorëve në Shqipëri. Ky i fundit një koncesion i akuzuar fort nga opozita.

Së pari, CNA.al ka raportuar në lidhje me një kompani të themeluar në Bullgari, e quajtur Em Capital Group AD, dhe ku bashkëpronarët janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

Zjarr Tv Ad