Ben Blushi reagon për super-rrogën e deklaruar: E kam 24 herë më të vogël, nxjerrja e te dhënave të ketë një përgjegjës

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ben Blushi rezulton të jetë gazetari më i paguar në Shqipëri, sipas databazës së të dhënave që ka rrjedhur prej disa orësh në publik. Ai ka një pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të reja në muaj, referuar gjithmonë të dhënave të publikuara.

Askush nuk është ndaluar deri tani për këtë rrjedhje të dhënash, si dhe të sqarojë nëse ajo është e vërtetë apo e manipuluar qëllimisht. Gazetari dhe ish-drejtori i Top Channel ka reaguar vetë për këtë lajm, duke mohuar të ketë rrogën që tregohet në databazë.

“Nga publikimet e paautorizuara te disa portaleve sot kam mesuar se kam nje rroge qe nuk e kam. Ne respekt te bashkepuntoreve te mi, ne kompanine ku kam punuar deri perpara tre javesh, dua te them se, rroga ime eshte 24 here me e vogel se ajo qe pretendohet se eshte.

Duke e ditur se kurioziteti njerezor, nuk e ndal dot vuajerizmin te kthehet ne sport ekstrem, shpresoj qe te pakten nje here, ekspozimi i padenje dhe ne rastin tim edhe i pavertete, i te dhenave personale te kete nje pergjegjes”, ka shkruar Ben Blushi.

Zjarr Tv Ad