Ben Blushi rrëfen takimin me stilisten shqiptare: Nuk punoj me VIP-at, ata bëjnë vetëm ‘tag’ në Instagram dhe s’paguajnë. Mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ben Blushi

“KATERINA ZOTO, STILISTJA S M L

Katerina Zoton e njoha në instagram. Kishte veshur një fustan të gjerë me lule. I nisa një sms.

Mund të të fotografoj?
Me shumë kënaqësi, tha

A do e veshësh fustanin që pashë në instagram ?

Sigurisht, tha Katerina

Na duhet dhe një pasqyrë, thashë unë

Do ta gjejmë, tha Katerina

Je shumë e bindur, i thashë

Jam nga Korca, tha, Katerina

Edhe unë nga Korca jam, thashë unë
E di, tha Katerina

Ku i keni shtëpitë në Korcë?
Pranë stacionit të Maliqit, tha Katerina

Po babai me cfarë është marrë?
Ka patur një mobileri
Me siguri do ketë votuar për mua, thashë unë

Babai na ka lënë, tha Katerina
Po mamaja me kë jeton?
Me mamanë e babait

Cfarë shkolle ke bërë?
Inxhinjeri tekstile
Dhe si u bëre stiliste?

Ishte pasioni im, tha Katerina
Sa vjet ke që ke hapur këtë studio?
7 vjet

Sa veshje mund të kësh qepur?
Më shumë se 7 mijë, tha Katerina

Pra ti qep tre fustane në ditë, thashë unë
Patjetër, tha Katerina

Vetëm për gra qep?
Vetëm për gra

Pse jo dhe për burra?

Gratë janë të guximshme, burrat janë të ngurtë

Si quhet stili jot?

Romantik,kurajoz,voluminoz

Në cfarë masash qep?

S M L

Cfarë është S M L?
Small, Medium, Large

Pra ti qep veshje që u bëjnë të gjitha grave?

Unë punoj online se ato nuk vijnë dot këtu për të marrë masat
Si vishen shqiptaret?

Shkojnë pas dukjes jo pas materialit të mirë
Po kush mendon se vishen më mirë në botë?

Italianet, tha Katerina
Jeton vetëm në Tiranë?

Jam e fejuar, tha Katerina
Kur do martohesh?
Në gusht të këtij viti

Do martohesh se e dashuron?
Sepse ka ardhur koha, tha Katerina
Sa vjet keni bashkë?
10 vjet,

Paska ardhur koha, thashë unë
Kishte ardhur, tha Katerina
Ca pune bën ai djali?

Klarinetist, tha Katerina

Duhet të bëjë shumë zhurmë, i thashë

Tani punon design është i qetë, tha Katerina

Fustanin e dasmës do ta qepësh vetë?

Kam filluar, kam qepur tre

Sa fustane dasme do qepësh?

Besoj se 10, tha Katerina

Kaq shumë fustane për një ditë, e pyeta

Ca do ti vesh, ca do ti shes,

Do shesësh fustanin e dasmës ?

Pse jo, tha Katerina, unë këtë punë bëj

Më thuaj një VIP që ke veshur?

Nuk punoj me VIPA,

Cfarë ke me VIPAT ?

Ata bëjnë vetëm tag në instagram

Pra nuk duan të paguajnë, thashë unë

Nuk paguajnë, tha Katerina, VIPAT mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre
Ke të drejtë, thashë unë.

Zjarr Tv Ad