“Bën si i fortë”, Vokshi për fjalimin e Ramës, u bën thirrje deputeteve: Sa herë të flas me gjuhë dhune të largohemi nga seanca

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur të kryeministrit Edi Rama i cili u foli ashpër opozitës.

Ajo i bëri thirrje kryetares së Kuvendit që herë tjetër të ndalë kryeministrin që të përdorë gjuhën e dhunës. Ndër të tjera ajo tha se vetë sa herë që Rama të përdorë atë gjuhë do të largohet nga Kuvendi, ndërsa u bëri thirrje deputeteve që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Si prind jam e zemëruar me atë gjuhë. Edi Rama ia doli të tërheq vëmendjen. Nuk e di sa dëgjuan dhe lexuan rreth buxhetin. Këto të gjithë u morën me Ramën dhe askush nuk u morë me buxhetin.

Qindra mijëra prisnin se cfarë do bëhej me jetën e tyre, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë, por Shqiptarët dëgjuan gjuhë të dhunshme ndaj kujdo që e kritikoi. A e keni parë dhunën në Shqipëri është e frikshme, por ne kemi kryedhunuesin verbal këtu. Në këtë sallë. Unë distacohem nga ajo gjuhë e dhunshme.

I bëj thirrje kryetares që të ndalë kryeministrin kur e përdor atë gjuhë. Cdo grua që ka fëmijë duhet sot të distacohet. Aleanca e grave deputete duhet të reagojë. Gjuha e Edi Ramës është gjuhë e rrezikshme. Është e pafalshme tolerance që bëhet. Unë do cohen të iki dhe të gjitha gratë të largohen kur përdor këtë fjalor kryeministri dhe bën si i fortë”, tha Vokshi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad