Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fansat grekë kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj fotoje dhe kanë shpërthyer në ofendime ndaj këngëtares shqiptare Era Istrefi dhe te motres, Nora Istrefi.“Ti nuk mund ta bësh këtë në Athinë është mungesë respekti” – shkruan dikush.“Ti po nënvlerëson një vend që po të mirëpret dhe të kesh turp” – komenton dikush tjetër. “Je shumë budallaçkë, largohu menjëherë nga vendi im”- ishte një tjetër koment. “Mosrespektuese, copë m**i”- shkruan një tjetër komentues.

Pas këtyre komenteve ishin të shumtë edhe fansat që e mbështesnin Erën dhe u kapën me faktin se nuk kishte aspak rëndësi vendi ku ishte nëse po uronte vendin e saj në një ditë kaq të rëndësishme. Edhe vetë këngëtarja ka reaguar gjithashtu ndaj këtyre komenteve aspak të hijshme duke shkruar:

“Ndodhem këtu për një udhëtim pune, po festoj Ditën e Pavarësisë ë Shqipërisë këtu. Jam artiste, jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe u uroj të gjithëve paqe dhe mirëqënie. Prandaj nuk ka mosrespekt për asnjë. Ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur.

Le të qëndrojmë sëbashku, të mos lemë asnjë apo asgjë të hyjë mes nesh. Paqe!”

 

Zjarr Tv Ad