Benet Beci  shfrytëzon administratën publike/ Kërkon  listat me punonjesit për t’i  marrë votat 

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kandidati socialist që ka nisur të shoh ëndrra me deputet, Benet Beci  po shfrytezon haptazi  forcën e pushtetit në sherbim te fushates elektorale. Ndersa ka nisur te dalë në terren duke kërkuar vota tek qytetarët e Shkodrës, ai e nis ditën duke përdorur drejtorët e administratës publike që ta shoqerojnë, pa pyetur për orarin zyrtar të punës.

Krah drejtorit të hidrocentralit  Vau Dejës qe e ka patur vartes, ai ka nisur takimet ne lagjet periferike, ndersa ne sherbim te tij ka urdheruar te jete e gjithe administrata e KESH. Ai ka porositur drejtorët t’i bëjnë gati listat me punonjësit, duke ju kërkuar këtyre të fundit votat për të, e po ashtu në shërbim të tij është vënë edhe e gjithë administrata qëndrore e KESH në Tiranë. Nga sponsorizimet e deri tek favorizimi me tenderat, përdorim të zyrave te KESH dhe të gjithë propagandes së mundshme, në funksion të drejtorit Benetit që do të veshë kostumin e deputetit.

Zjarr Tv Ad