Benet Beci vijon kryesimin në Shkodër, garë e ngushtë në Kukës

0
489
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon numëri në Shkodër, ku deri më tani janë numëruar 95 kuti, prej ku ka dalë një rezultat surprizues në favor të kandidatit të majtë Benet Beci.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani Benet Beci kryeson, duke siguruar 12.773 vota, ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 8.468.

Deri në orën 07.30 në Shkodër janë numëruar 95 nga 147 kuti. Mbetet për të parë nëse Beci do t’i vitojë zgjedhjet në këtë bashki që prej vitesh i Beson vetëm të djathtëve, apo Spahia do ta kthejë rezultatin.

Zjarr Tv Ad