Princi Harry ka rrëfyer disa të pathëna në lidhje me fillimet e lidhjes së tij me Meghan Markle. Gjatë podcastit Armchair Expert me Dax Shepard, ai kujtoi kohërat kur takoheshin fshehurazi, ndërsa mundoheshin ta mbanin sekret marrëdhënien e tyre në Angli.
“Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër. Duke bërë sikur nuk njiheshim, i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve”, tha ai.
“Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshendesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje, duke i dërguar mesazhe.
Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha”, u shpreh Harry.
Sakaq, ai foli edhe rreth faktit se si Meghan nuk e kishte pritur që ajo nuk do të ishte në gjendje ta jetonte jetën e saj normalisht kur të martohej me të. Princ Harry shtoi se Meghan, tani që e njeh jetën mbretërore, thotë:
“Ju nuk keni nevojë të jeni një princeshë. Ju mund të krijoni një jetë që mund të jetë më e mirë se e çdo princeshe”.