Benzema shkruan emrin me gërma të arta! Mjeshtri i përmbysjeve të çmendura vendos sërish, Reali fluturon në majë të La Ligas

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reali arriti të realizonte një përmbysje të madhe ndaj Sevillas mbrëmjen e djeshme, që e bëjnë të blindojë vendin e parë në La ligan spanjolle.

Duhet të ishte një mbremje e madhe në Juan Sanchez Pijzuan dhe ashtu doli! 5 gola mes Sevilla-s dhe Real Madridit, në një sfide që pa ekipin vendas ti afrohej fitores dhe miqve që deri në fund besuan te përmbysja dhe morën 3 piket.

Ndeshja – Pas një starti të ndeshjes totalisht të gabuar dhe sidomos mungesës së madhe të përqendrimit në mbrojtje me Militao fajtor për dy golat e shpejtë  të Sevilla-s brenda 4 minutash, Reali ka reaguar.

Reali ka rrezikuar të mbetet edhe me dhjetë pasi Camavinga, që kishte karton të verdhë, ndërhyn ndaj Martial nga mbrapa duke ndërprerë një kundërsulm. Arbitri e fal dhe trajneri e ndërron në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë, Ancelotti bëri zëvendësimet e duhura dhe skuadra blancos pas golit të shpejtë të shënuar me Rodrygo me një aksion të bukur me Vinicius protagonist, ka gjetur edhe rrjetën e dytë.

Pikërisht braziliani këtë herë ka vendosur që të shënojë vetë pas asistit. Por, arbitri anulon për prekje me dorë që në fakt në pamje të parë duket sikur është mes supit dhe krahut… Braziliani ankohet dhe ka te drejte.

Megjithatë, goli nuk do të vonojë. Eshtë Nacho ai që në goditje këndi gjen trajektoren e duhur të goditjes pas asistit nga Carvajal që merr krahun e djathtë dhe jep me pas ne qender.

Por, nuk ka mbaruar akoma sepse emocionet skane fund. Në fund është i zakonshmi Karim Benzema ai që shënon golin e fitores dhe i jep Realit praktikisht titullin kampion ne La Liga edhe pse jo ende zyrtarisht.

Zjarr Tv Ad