Në foltoren me demokratët në Kamzë, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ministren e Ramës, Ballukun duke e krahasuar me dajën e saj i cili ka shërbyer në diktaturë, Beqir Ballukun. Sipas Berishës, Beqir Balluku nuk ka vjedhur as 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda e cila në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për Unazën e Madhe, me 25 milion euro km.
Berisha: Beqir Balluku nuk ka vjedhur 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për Unazën e Madhe. Ajo jep dyfishin e çmimit të ndërtuar në tunelin e Krrabës, pra 20 milionë euro për 1 km rrugë kurse tuneli i Krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro.
Kjo qeveri ka për simbol Arben Ahmetin hajdutin më profesionit të të gjitha kohërave, Edi Rama nuk i nxjerr në televizor sepse në cdo fjalë i vjen era vjedhje.
Por ministrja e kulturës, shiti serbëve lahutën e çiftelisë ja dha serbëve. Del dhe i shkruan se i ka mbaruar koha Neritan Cekës i cili ka 100 vite bashkë me të atin në albanologji. E vërteta është se sot është e haleve dhe hajdutëve. Kjo është qeveria e cila ka bërë gjithçka për varfërimin e shqiptarëve për dy qëllim, të varfrit sundohen më kollaj dhe të përzërë rininë nga Shqipëria, shqiptarët zënë vendin e parë në Europë për largimin nga vendi mbi 520 mijë janë larguar por foltorja e ka rikthyer shpresën për të përmbysur regjimin.