Nga Berat Buzhala/
Fatkeqesi e madhe,
Eksponentët e Partisë Socialiste e kanë shumë me rëndësi që këto ditë me u vra dikush në Shqipëri, në mënyrë që Matheë Palmer, ose dikush prej ndërkombëtarëve, me e fajësu opozitën. Jeta e çdo shqiptari të humbur për Edi Ramën është mundësi e mirë politike.
Sa i përket preokupimit amerikan për demokracinë: Donald Trump para disa ditësh e priti në Dhomën Ovale Viktor Orbanin e Hungarisë, i cili shtetin e tij, sipas Freedom House, e ka shndërru në një shtet gjysëm të lirë. I vetmi vend në BE me këtë status.
“Unë dhe Viktor jemi përafërsisht të njëjtë”, tha Trump kur e takoi Orbanin.
E tash, partia në pushtet në Shqipëri mesazhet e kësaj administrate i merr seriozisht, por jo edhe ato të Eliot Engel.
Mos harroni: në zgjedhjet e të dielës mbi 50 për qind e kandidateve të PS’së garojnë pa kundërkandidat.