Berat, sherr mes dy personave në lokal, pasi dolën jashtë 55-vjeçari nxjerr armën dhe qëllon disa herë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë konfiktuar brenda një lokali rreth orës 12:00 në lagjen “30 Vjetori” në qytetin e Beratit.

Pas sherrit në lokal, dyshohet se shtetasi me iniciale I. M., dhe 25-vjeçari E. Z., kanë dalë jashtë.

55-vjeçari më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë në ajër dhe ka tmerruar banorët e lagjes.

Të dy personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendngjarja. Policia ka mbërritur në vendngjarja dhe po kërkon gëzhojat.

Gjithashtu janë marrë në pyetje dëshmitarë për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve.

Ndërkohë policia po punon për 55-vjeçarit I. M., që dyshohet se qëlloi me armë.

Zjarr Tv Ad