Berat/ Shtimi i sigurisë, 15 procedime në një javë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë javës së shkuar  strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Beratit  kanë proceduar penalisht 15 shtetas.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë, 3 shtetas të arrestuar për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt:, 1 për veprën penale “Dëmtim i pronës me zjarr” dhe 11 shtetas të kontrolluar  në gjendje të lirë.

Në strukturen e  policimit në komunitet janë zhvilluar takime sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit kanë kanë shtuar kontrollet dhe gatishmërinë, si rezultat i këtyre kontrolleve janë vendosur 371 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse apo proteknike gjatë javës që lamë pas janë kontrolluar 42 subjekte, kontrollet do vazhdojnë dhe në ditën në vijim.

Zjarr Tv Ad