Bëri 135 mijë euro me punën si kamionist në Itali, KPK jep vendimin për gjyqtarin e Tiranës…

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka mbajtur sot seancën e rradhës për objektin e shqyrtimit, gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, Kreshnik Omari.

Procesi i vettingut për Omarin u krye nga trupi gjykues i KPK i kyesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Shanxhaktarin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa financiare të gjyqtarit të Tiranës, Kreshnik Omari për krijimin e një depozite 135 mijë euro, me burime më së shumti të ardhurat nga puna si shofer kamioni në Itali, si dhe u ngritën dyshime për fshehje të pasurive në emër të prindërve.

Kreshnik Omari, e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe punon për më shumë se dy dekada në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zjarr Tv Ad