Bëri padi për ndalimin e tubimeve elektorale, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për kërkesën e Mediut

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për të pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane, e cila kishte ankimuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar tubimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Vendimi i Kushtetueses detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve të mblidhet brenda javës që të rishohë kohëzgjatjen e e kufizimeve.

“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës

Shfuqizimin  e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses

 

Zjarr Tv Ad