Bëri thirrje për dhunë në protestë, procedohet personi që publikoi foto me armë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është proceduar penalisht pasi bëri thirrje për dhunë në protestën e djeshme, duke publikuar edhe armë në rrjetet sociale.

Ai është proceduar nga autoritetet lokale të Lezhës, ndërsa është identifikuar me iniacialet Gj.D., 50 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

Zjarr Tv Ad