Berisha: 1200 policë shoqërojnë Ramën në Kukës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të jetë në Kukës ku do të zhvillojë një takim me banorët aty. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku sipas tij 1200 policisë shoqërojnë Ramën në Kukës.

Dy ditë më parë ish-nëndrejtori i Policisë së Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, reagoi pas thirrjes së bërë nga faqja “Kukësi” në Facebook, për të mos lejuar kryeministrin Edi Rama që të hyjë në Kukës këtë të premte.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pepkolaj tha se nëse do të bëhej diçka e tillë, do të ishte veprim historik.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Arif Rexhmati, ka bërë thirrje për protestë.

Zjarr Tv Ad