BERISHA: ‘7 marsi’, mësuesit kremtojnë festën e tyre në gjendjen më të vështirë se të gjithë mesuesit e rajonit

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka ndarë një postim në rrjetin social ‘Facebook’ për t’u uruar të gjithë mësuesve 7 Marsin.

‘‘Miq, sot është dita e mesuesit ndaj le t’ju urojmë me mirënjohje të thellë nga zemra pishtarëve të dijes dhe edukimit dhe ndryshimit më të mirat për ata, familjet dhe nxenësit e tyre.

Mësuesit shqiptarë kremtojnë këtë vit festën e tyre në gjendjen më të vështirë se të gjithë mesuesit e rajonit dhe të Europës.

Nga mesuesit më mirë të paguar që ishin 8 vjet më parë janë sot mesuesit me keq të paguar të rajonit. Ata per shkak të inflacionit marrin sot 30% me pak sepse Edvin Hajduti ngriu njelloj si në diktaturë rrogat e tyre.

Për shkak të qëndrimit të Xhahilit të Surrelit shkollat e tyre u shndërruan në bomba bilogjike nga të cilat u sëmurën me qindra dhe ranë në krye të detyrës dhjetra mesuese e mësues, tre here më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Por 25 prilli afron, uroj, që të gjithë mesueset dhe mesuesit tanë të bëhen misionarë të vertetë të ndryshimit. Gezuar! Sb’’shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad