Berisha afër largimit nga Atalanta, befason me klubin e ri

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Portieri Etrit Berisha pritet të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere. Reprezentuesi shqiptar e humbi vendin e tij në formacionin e klubit italian pas formës së mirë të Pierluigi Gollinit. Kjo mund të bëjë që ai të largohet nga Atalanta, klub në të cilin është pjesë që prej vitit 2016.

“Sky Sport Italia” shkruan se Berisha mund të transferohet te Spali, skuadër e cila po kërkon një zëvendësues për Emiliano Vivianon, i cili u rikthye te Sporting Lisbona.

 

Zjarr Tv Ad