Berisha: Basha peng-kryetar që nuk njeh dorëheqje, nuk i besohet të pabesit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në Foltoren e Kavajës, shigjetoi Lulzim Bashën.

Berisha theksoi se Basha është peng-kryetar që nuk njeh dorëheqje, duke shtuar se nuk i besohet një të pabesi si Lulzim Basha.

Edi Rama dihet se vjedh votat e jemi këtu për t’i dhënë shkelm vjedhjes së votës. Basha vetëm ka humbur. Nuk i jepet besimi Bashës, sepse atë besim që ka pasur, ka kaluar nga humbja në humbje. Nuk mund të vendosësh besimin tek i pabesi. Bashës nuk i besojnë as 5 përqind të votuesve.

Është i pashpresë, aq sa edhe mediat pro qeverisë e marrin në mbrojtje. Çdo delegat në Kavajë të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, për ta shndërruar statutin në libër të lirisë dhe dinjitetit tonë.

Çdo njeri në atë garë do ketë garë të lirë e një prej tyre do jetë Sali Berisha. Duhet të kthejmë referendumin në PD, unë kam shumë besim tek demokratët e Shqipërisë. Do vijmë në pushtet me thirrjen se burrat e gratë e ndershme të vendit ta bëjnë Shqipërinë”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad